Skender Rexhepi-Zejd: Injoranca politike po cënon të drejtat gjuhësore të shqiptarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2026 17:51

Skender Rexhepi-Zejd: Injoranca politike po cënon të drejtat gjuhësore të shqiptarëve

Deputeti Skender Rexhepi-Zejd ka reaguar ashpër ndaj qasjes së përfaqësuesve të VLEN-it në raport me çështjen e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, duke e cilësuar atë si shembull të “injorancës dhe demagogjisë politike”.

Në reagimin e tij, ai ka cituar Albert Einstein: “Dy gjëra janë të pafundme: gjithësia dhe injoranca – për të parën nuk jam i sigurt”, duke shtuar se kjo thënie reflekton mënyrën se si, sipas tij, po bëhet politikë nga VLEN-i.

Rexhepi-Zejd thekson se interpretimi i tyre për vendimin e Kuvendit të vitit 2019 është i gabuar, pasi ligji për provimin e jurisprudencës nuk e përcakton gjuhën e provimit – as maqedonisht dhe as shqip.

“Çështja e gjuhës rregullohet qartë me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, konkretisht me nenin 23, i cili obligon harmonizimin e të gjitha ligjeve të tjera dhe përcakton se në rast mospërputhjeje zbatohet ky ligj,” deklaron ai.

Sipas tij, nga aspekti juridik nuk ekziston asnjë dilemë, ndërsa problemet lindin vetëm nga, siç thotë ai, “bashkimi i injorancës me servilizmin” te përfaqësuesit politikë.

Ai shton se moszbatimi i këtyre dispozitave nga qeveritë e kaluara nuk mund të përdoret si justifikim për qeverinë aktuale, veçanërisht në një kohë kur, sipas tij, studentët kanë ngritur kërkesa të qarta përmes peticioneve dhe protestave masive.

Rexhepi-Zejd përfundon se kjo situatë po zhvillohet në dëm të të drejtave të garantuara të shqiptarëve në vend. Gazeta Flaka

1247
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2026 17:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1247
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?