Kërkohet nga Kosova ekstradim për të dënuarit e rastit Monstra, por jo edhe për Gruevskin – Ja çka thotë ministri i Drejtësisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 18:52

Kërkohet nga Kosova ekstradim për të dënuarit e rastit Monstra, por jo edhe për Gruevskin – Ja çka thotë ministri i Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës ekstradimin e dy të dënuarve me burg të përjetshëm në rastin Monstra, Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin, shkruan Alsat.

Sipas ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov kërkesa për ekstradim duhet pranuar pasi autoritete e Kosovës nuk kanë arsye për mos ta zbatuar.

“Këto kërkesa janë adresuar në ministrinë e Drejtësisë në Kosovë dhe presin përgjigje. Për shtetasit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për herë të parë është kërkuar ekstradim më 15.03.2013. Kërkesa ishte refuzuar me vendim gjyqësor në tetor të vitit 2015 dhe e vërtetuar nga Apeli në janar të vitit 2016. Ekstradimi përsëri është kërkuar më 5 shtator 2019. Më 8 tetor jemi njoftuar se për Ismailoviqin është refuzuar, ndërsa për Demirin nuk kemi përgjigje”, tha Igor Filkov, Ministër i Drejtësisë.

Por a do të kërkohet ekstradimi edhe i ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili për momentin ndodhet në Budapest të Hungarisë? Filkov thotë se për një gjë të tillë janë mbyllur rrugët ligjore pasi Gruevskit i është mundësuar azil nga qeveria hungareze.

“Kërkesa për ekstradimin e Gruevskit është refuzuar me arsyetimin se atij i është mundësuar azili. Sipas ligjit të tyre ai person nuk mund të ekstradohet. Në këtë rast dhe në gjitha rastet tjera të gjitha procedura ndiqen me kujdes dhe kur të krijohen kushtet e duhura do të kërkohen ekstradime tjera, por jo me tendencë si në këtë rast”, u shpreh Igor Filkov, Ministër i Drejtësisë.

Procedura për ekstradim janë lëshuar edhe ndaj Sheval Muarremit dhe Muhamed Çajanit të dyshuar për krijimin e grupit të “Gërçecit”, transport ndërkombëtarë të drogës dhe vrasje me porosi dhe për hakmarrje. Sipas ministrit Fillkov, Muarremi dhe Çajani janë lokalizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa për të kërkuarit e tjerë më flet arrest ndërkombëtarë nuk kanë informacion. / Alsat.mk

7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 18:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?