Zëdhënësi i koalicionit VLEN ka komentuar reagimet e Minçevit dhe Dimitrievskit lidhur me Balancuesin. Fari Hiseni ka porositur që kjo temë të mos shfrytëzohet për qëllime politike dhe tha se këta dy persona nuk janë asnjë faktor i rëndësishëm në Qeverinë aktuale.
“Edhe ministri Andov tha se derisa të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë mbetet aktive rregullorja, apo instrumenti që është shfrytëzuar deri tani. Prandaj do të shfrytëzoj rastin t’ju them edhe Dimitrievskit edhe Minçevit që të dalin prej fushate, nuk jemi në fushatë. Le të veprojnë si qeveritar, si ekzekutiv, dhe mos të shfrytëzojnë rastin për ndasi, dhe për pikë politike. Për arsye se fundit fundit nuk janë edhe ndonjë faktor në këtë Qeveri”, deklaroi Hiseni.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
31 Korrik, 2024 18:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.