Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) sot kumtoi ka nisur një procedurë urgjente për tërheqjen nga tregu të kubave të supës potencialisht të pasigurta nga Kroacia.
Siç potencojnë nga AUV në kumtesën e tyre, bëhet fjalë për kuba të viçit për supë të prodhimit “Podravka” nga seria 0207241, me afat të përdorimit deri më 5 korrik të vitit 2025 dhe kuba të pulës seria 0307241 me afat të përdorimit deri 3 korrik të vitit 2025.
Njoftimin për prodhime potencialisht të pasigurta, që janë importuar në vend, AUV potencon se i kanë marrë dje në orët e vona të pasdites përmes Sistemit për paralajmërim të shpejtë për ushqim të pasigurt dhe ushqim për kafshë të BE-së (RASFF – Window) me numër referencë 2024.5845.
Vendi raportues është Republika e Kroacisë, ku prodhimet e përmendura janë tërhequr nga tregu.
“U bëjmë thirrje konsumatorëve të cilët kanë blerë produktet e përmendura me këto numra serikë, të mos i përdorin ose t’i kthejnë në vendin ku i kanë blerë ose t’i asgjësojnë pa dëm”, potencojnë nga AUV.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
31 Korrik, 2024 19:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.