Tërhiqen tarifat më të shtrenjta të noterëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:09

Tërhiqen tarifat më të shtrenjta të noterëve

Tërheqjen e vendimit për rritjen e tarifave noteriale, njoftoi sot në një konferencë për media ministri i Drejtësisë Igor Filkov. Vendimi i marrë nga paraardhësi i tij, Krenar Lloga, duhej të hynte në fuqi më 1 shtator dhe me të, çmimet për shërbimet e noterëve do të rriteshin.

“Kjo nuk do të ndodhë, ndaj do të tërheq ndryshimet për tarifën e re. Nuk funksionon kështu. Populli nuk duhet të paguajë diçka 10 herë më shumë, gjegjësisht nuk duhet të merren vendime pa një debat të gjerë, pa dëgjuar se çfarë mendojnë të gjithë të interesuarit për këtë”, tha Filkov.

Vendimi është marrë në shkurt dhe vetëm pas zgjedhjeve, pra më 6 qershor, Qeveria teknike ka dhënë miratimin, e më pas është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Sipas ministrit Filkov, askush nuk e ka informuar opinionin për vendimin dhe procesi i miratimit të tij ka qenë sekret.

“Duhet të ketë një analizë serioze të ndryshimit të çmimit mbi çdo bazë. Duhet të ketë nevojë të vendosur për një rritje serioze, siç e parashikoi ministri i kaluar, i cili për arsye të pakuptueshme shtyu një agjendë për rritjen e çmimit”, shtoi Filkov.

Ministri paralajmëroi edhe debat për këtë çështje që të mos dëmtohen as qytetarët dhe as noterët.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?