Dita e tretë e debatit rreth amendamenteve për rebalancin e Buxhetit për vitin 2024

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:12

Dita e tretë e debatit rreth amendamenteve për rebalancin e Buxhetit për vitin 2024

Komisioni parlamentar për financimin e buxhetit sot në ditën e tretë të debatit rreth amendamenteve për Buxhetin e vitit 2024 shqyrtoi dhe nuk miratoi 10 amendamente, ndërsa një u tërhoq nga propozuesit. Debati vazhdon në orën 16.

Të gjithë 10 amendamentet që nuk janë miratuar janë dorëzuar nga deputetët e Frontit Evropian ku kanë kërkuar mjete për projekte infrastrukturore në komunat Likovë, Dollnen, Saraj, Qendër Zhupë, Gostivar dhe Vrapçisht.

Në arsyetimin e refuzimit të amendamenteve, zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski u bëri thirrje komunave që të aplikojnë me projekte në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve përmes të cilave ka siguruar 107 milionë euro përmes programit për projekte për rindërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale, ndërsa nga ky ribalanc prej 12.3 milionë euro shtesë janë paraparë në buxhet për këtë qëllim.

Është tërhequr amendamenti i deputetëve të opozitës Monika Zajkova dhe Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Sipas Rregullores, debati rreth amendamenteve duhet të përfundojë për gjashtë ditë. Për ribalancin e buxhetit janë dorëzuar 58 amendamente, por gjatë diskutimit disa prej tyre janë tërhequr nga propozuesit. Komisioni deri më tani nuk ka pranuar asnjë amendament dhe dje dhe pardje ka shqyrtuar dhe ka hedhur poshtë gjithsej 16 amendamente.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?