Skandali me mikrokreditë, Begaj letër Kuvendit: Kjo çështje nuk zgjidhet me politizim apo me retorikë të panevojshme

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:20

Skandali me mikrokreditë, Begaj letër Kuvendit: Kjo çështje nuk zgjidhet me politizim apo me retorikë të panevojshme

Presidenti Bajram Begaj i ka drejtuar një letër Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Komisionit për Ekonominë dhe Financat në lidhje me skandalin e mikrokredive.

Begaj theksoi se viktima të “grabitjes me mikrokreditë” janë bërë një numër i lartë individësh, të cilët në masë i përkasin shtresave të shoqërisë që, si rregull, janë vulnerabël dhe pa mjete mbrojtëse.

“Kjo rrethanë duhet t’i ngrejë në alarm institucionet, jo thjesht për dramën e papërballueshme individuale të viktimave të këtij abuzimi, jo aq për t’iu përgjigjur pozitivisht ndjeshmërisë dhe solidaritetit njerëzor që shoqëria shfaqi pa kursim dhe me vetëdije për ta, por më shumë për të treguar se shteti dhe institucionet janë aty për njerëzit dhe në shërbim të tyre”, shprehet Presidenti.

Ai u bëri thirrje institucioneve duke u shprehur se kjo çështje nuk zgjidhet me politizim apo me retorikë të panevojshme dhe se Kuvendi është adresa më e saktë dhe më kompetente për t’i dhënë fenomenit zgjidhjen e plotë.

“Ndjeshmëria publike ndaj abuzimit me administrimin e kredive me probleme është shumë e lartë dhe shqetësimi qytetar është legjitim. Çështja do të krijojë qetësi kur publiku të perceptojë se institucionet janë në sintoni të plotë me këtë shqetësim, kanë identifikuar dhe po punojnë për zgjidhjet e duhura. Qytetarët kanë nevojë të kuptojë se shteti dhe institucionet janë me ta dhe kundër abuzuesve.

Kjo çështje nuk zgjidhet me politizim apo me retorikë të panevojshme. Kuvendi është adresa më e saktë dhe më kompetente për t’i dhënë fenomenit zgjidhjen e plotë, të suksesshme, përfundimtare e të pakthyeshme. Si President i Republikës, shpreh besimin se mesazhet e përfshira në këtë shkresë kanë për të marrë vëmendjen e duhur institucionale”, shkruhet në shkresën e Begajt.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?