Rusia: Atentati ndaj liderit të Ham’asit do të shkaktojë përshkallëzimin e tensioneve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:23

Rusia: Atentati ndaj liderit të Ham’asit do të shkaktojë përshkallëzimin e tensioneve

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë dhe përfaqësuesi special i presidentit rus për Lindjen e Mesme dhe vendet afrikane, Mikhail Bogdanov tha se atentati ndaj liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh është vrasje politike dhe do të shkaktojë përshkallëzimin e tensioneve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve RIA, Bogdanov ka reaguar ndaj vrasjes nga një atentat të kryer në Teheran ndaj kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

“Situata në fjalë është shumë e keqe. Kjo është vrasje politike e papranueshme dhe do të shkaktojë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”, tha Bogdanov.

Kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh humbi jetën në sulmin e kryer ndaj banesës së tij ku po qëndronte në Teheran në të cilin ndodhej për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkiyan.

Hamasi ka njoftuar se atentati ndaj Haniyeh është kryer nga Izraeli.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?