Erdoğan: Dënoj dhe mallkoj ashpër atentatin ndaj liderit të Ham’asit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:24

Erdoğan: Dënoj dhe mallkoj ashpër atentatin ndaj liderit të Ham’asit

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, duke reaguar për atentatin ndaj shefit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, tha: “Dënoj dhe mallkoj ashpër atentatin e pabesë ndaj shefit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran”, transmeton Anadolu.

Erdoğan nëpërmjet rrjeteve sociale ka reaguar lidhur me atentatin ndaj Haniyeh.

“Ky atentat është një akt i turpshëm që synon të minojë çështjen palestineze, rezistencën e lavdishme të Gazës dhe luftën e drejtë të vëllezërve tanë palestinezë si dhe t’i frikësojë ata”, shkroi Erdoğan.

Duke rikujtuar “sulmet e mëparshme të neveritshme” të bëra ndaj Sheikh Ahmed Yassin, Abdel Aziz al-Rantisi dhe shumë figura politike nga Gaza, Erdoğan tha se edhe atentati ndaj Haniyeh ka të njëjtin qëllim.

“Megjithatë, barbaria sioniste, ashtu si deri tani nuk do të mund të arrijë qëllimet e saj. Inshallah me qëndrimin më të fortë të botës islame dhe aleancën e njerëzimit, terrori i shkaktuar nga Izraeli në rajonin tonë, veçanërisht shtypja dhe gjenocidi në Gaza, patjetër do të marrë fund dhe rajoni ynë dhe bota jonë do të gjejnë paqe”, theksoi presidenti turk.

Ai tha se vendi i tij do të vazhdojë të provojë të gjitha mjetet dhe të mbështesë vëllezërit e tyre palestinezë me të gjitha mjetet dhe të gjitha forcat.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për krijimin e një shteti të lirë, sovran dhe të pavarur të Palestinës, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet”, shtoi Erdoğan duke shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Haniyeh.

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?