AMD po bëhet një kompani çipesh AI njëlloj si Nvidia

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:42

AMD po bëhet një kompani çipesh AI njëlloj si Nvidia

Ditën e sotme AMD publikoi rezultatet financiare të tre mujorit të dytë të 2024 dhe në vëmendje ishin produktet e kompanisë për qendrat e të dhënave dhe jo çipet për kompjuterët personalë e as konsolat e lojërave.

Biznesi i qendrave të të dhënave është dyfishuar brenda një vit ndërsa në tre mujorin e dytë kontributin më të madh e dha një çip i vetëm: Instict MI300 i cili konkurron me çipin e inteligjencës artificial H100 të Nvidia.

AMD tha se çipi gjeneroi 1 miliardë dollarë shitje në një tre mujor të vetëm ndërsa që nga momenti i debutimit në Dhjetor të 2023 gjer në fillim të këtij tre mujori kishte gjeneruar 1 miliardë dollarë në total.

Siç duket AMD po ndjek hapat e Nvidia e cila ka siguruar fitime marramendëse nga çipi H100 ndërsa çdo vit po zhvillon çipe të reja.

AMD gjithashtu planifikon të lançojë çipe AI të reja çdo vit. MI325X do të vijë në tre mujorin e katërt të vitit, MI350 në 2025 dhe MI400 në 2026 tha kompania.

Megjithatë ky biznes i AMD është vetëm një fraksion i asaj të Nvidia. AMD raportoi 2.8 miliardë dollarë të ardhura nga biznesi i çipeve AI ndërsa Nvidia kishte 22.6 miliardë dollarë.

Por çfarë do të thotë kjo për gamerat? Interesi i lartë për AI në 2024 do të thotë se nuk ka çipe të reja grafike për gamerat. Në kompjuterët personalë shitjet e procesorëve Ryzen u rritën me 49 përqind.

/PCWorld Albanian

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?