Kroacia raporton ditën më të vështirë për zjarrfikësit, vendet e Ballkanit luftojnë flakët në valën e të nxehtit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 20:38

Kroacia raporton ditën më të vështirë për zjarrfikësit, vendet e Ballkanit luftojnë flakët në valën e të nxehtit

Zjarrfikësit në Kroaci citonin sot ditën më të vështirë të luftës me zjarret këtë verë, ndërsa Maqedonia e Veriut sugjeronte se mund të kërkojë ndihmë nga aleanca NATO-s pas ndezjes së dhjetra zjarreve në 24 orët e fundit.

Zjarrfikësit në Kroaci thanë se në 24 orët e fundit po luftojnë kundër më shumë se 100 zjarreve te shfaqura, me 1000 zjarrfikës dhe avionë ujë-lëshues.

Gjithashtu në 24 orët e fundit 66 vatra zjarri janë ndezur çuditërisht në Maqedoninë e Veriut, duke shkatërruar dhjetra hektarë pyje, e duke detyruar autoritetet të mendojnë të kërkojnë ndihmë nga jashtë.

Një nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit në Kroaci është ajo në qytetin bregdetar të Tucepi, ku një zjarrfikës u plagos mbrëmë, ndërsa rezidentët kanë kaluar natën pa gjumë dhe disa prej tyre janë evakuar. Më në veri në Sibenik, zjarrfikësit punonin për të ndaluar një zjarr në parkun kombëtar Krka, i njohur për ujëvarat e tij.

Zjarret gjatë valës së të nxehtit në Ballkan kanë bërë që vende si Maqedonia, Bullgaria e Shqipëria të kërkojnë ndihmë nga jashtë, shkruan rrjeti TheStar.

Në Greqi një zjarr madhor është ndezur në ishullin Evia, në veri të Athinës, ku të paktën 10 avionë po ndihmojnë zjarrfikësit në rajonin qendror të Pissona. Disa avionë të mekanizmit të mbrojtjes së BE kanë ardhur në ndihmë të zjarrfikësve në Bullgari e Shqipëri, shkruan The Star.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 20:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?