Rreth 120 efektivë të Forcave të Armatosura dhe forca zjarrfikëse të bashkisë së Tepelenës janë angazhuar
Zjarri në Tepelenë, vijon edhe gjatë pasdites së sotme, ku flakët janë përhapur shumë pranë rrugës në fshatin Luzat.
Rreth 120 efektivë të Forcave të Armatosura, forca zjarrfikëse të bashkisë së Tepelenës me mjetet e nevojshme, ndihmuar edhe nga helikopteri Cougar dhe një helikopter i ushtrisë sonë janë angazhuar në aksionin për shuarjen e zjarrit , ku era e fortë përhapi në kohë të shpejtë flakët në një sipërfaqe me bimësi.
Raportohet se flakët i janë afruar dhe një banese, por fatmirësisht ekipet zjarrfikëse kanë reaguar në kohë, duke e shuar zjarrin. Megjithatë, situata në Tepelenë vijon të mbetet kritike, pasi flakët po përhapen nga era.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
31 Korrik, 2024 21:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.