Komuna e Bujanocit, me kryetar të ri. Pajaziti, i cili vjen nga Fronti për Ndryshim, sot zyrtarisht mori detyrën në postin e të parit të komunës. Me të marrë këtë post, Pajaziti shpreh gatishmëri për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë në interes të qytetarëve të Bujanocit.
“Bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë është i patjetërsueshëm. Ne në disa prononcime tona e kemi thënë edhe më herët, po e ripërsërisim se për neve është jetike që të kemi bashkëpunim si me Kosovën ashtu edhe me Republikën e Shqipërisë.”, – deklaroi kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti.
Pajaziti u zgjodh për kryetar komune me 23 vota për asnjë kundër dhe të përmbajtur nga 41 këshilltarë, pasi votimin e kanë bojkotuar 18 këshilltarët e tri subjekteve politike shqiptare në Bujanoc: LPD, PD dhe PVD, në shenjë revolte, pasi Pajaziti koalicionoi me të gjitha subjektet politike serbe dhe rome në këtë komunë.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
31 Korrik, 2024 22:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.