Trump me deklaratë të çuditshme: Harris nuk ishte person me ngjyrë, ajo shkoi dhe u bë ashtu – papritur

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 22:09

Trump me deklaratë të çuditshme: Harris nuk ishte person me ngjyrë, ajo shkoi dhe u bë ashtu – papritur

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pretendoi në mënyrë të rreme të mërkurën se kandidatja demokrate për presidente në vitin 2024, zëvendëspresidentja Kamala Harris, “u bë persona me ngjyrë” disa vite më parë pasi “papritur bëri kthesë” në identitetin e saj.

Komentet e 78-vjeçarit, në një mbledhje me gazetarët me ngjyrë, erdhën kur një intervistues pyeti pse votuesit me ngjyrë duhet të mbështetin një kandidat që vazhdimisht ka sulmuar në baza raciste rivalët politikë. Trump u përgjigj duke vënë në pikëpyetje trashëgiminë e Harrisit.

“Ajo ishte gjithmonë me origjinë indiane dhe vetëm ka promovuar trashëgiminë indiane. Nuk e dija që ajo ishte me ngjyrë deri disa vite më parë, kur rastësisht u bë me ngjyrë dhe tani ajo dëshiron të njihet si person me ngjyrë. Pra, nuk e di, a është ajo indiane apo person me ngjyrë”, tha kandidati republikan për president, raporton cnn.

“Unë e respektoj njërën, por ajo padyshim që nuk e bën, sepse ishte indiane gjatë gjithë rrugës dhe pastaj krejt papritur ajo bëri një kthesë dhe shkoi u bë person me ngjyrë”, tha ai dhe shtoi se “unë mendoj se dikush duhet ta analizojë këtë”.

Trumpi edhe në të kaluarën ka pasur sulme të ngjashme ndaj rivalëve politikë me ngjyrë – duke përfshirë edhe teorinë e rreme dhe raciste se ish-presidenti, Barack Obama nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara.

Nëna e Harrisit ishte indiane dhe babai i saj është xhamajkan; të dy emigruan në Shtetet e Bashkuara.

Harris ka lindur në Oakland, Kaliforni dhe ndoqi studimet në Universitetin Howard, në Uashington, D.C.

Ajo është zëvendëspresidentja e parë grua, e para me ngjyrë dhe e para me origjinë nga Azia Jugore. /Telegrafi/

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 22:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?