Oda e Noterëve kundërshton uljen e çmimeve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Gusht, 2024 19:11

Oda e Noterëve kundërshton uljen e çmimeve

Oda e Noterëve kundërshton abrogimin e rregullores së re mbi bazën e të cilës çmimet për shërbimet noteriale rriten për 10-fish. Sipas tyre, ky akt nënligjor nuk është miratuar fshehurazi dhe pa konsultime, shkruan Alsat.

Nën arsyet e tyre pse duhen rritur çmimet e shërbimeve, ata theksojnë inflacionin dhe rritjen e rrogave. Oda vlerëson se me abrogimin e rregullores nuk zgjidhen problemet e noterëve dhe të qytetarëve.

“Tarifa noteriale jo vetëm që nuk e ndjek tendencën e rritjeve të rrogave, shpenzimeve jetësore, rritjen e inflacionit dhe vlerën e punës juridike, por në të kundërt, në 25 vitet e fundit, ajo është zvogëluar në vitit 2010, 2016 dhe 2019. Në të ka ndikuar edhe fakti se nga miratimi i aktit noterial janë miratuar edhe disa ligje të cilat i kanë ngarkuar kompetencat e noterëve, që për ne nënkupton punësime të reja, ndërsa tarifat sa kanë shkuar e janë zvogëluar”, thonw nga Oda e Noterëve të Maqedonisë së Veriut.

Rregullorja e re u miratua nga Qeveria në shkurt të vitit 2024. Në Gazetën Zyrtare është publikuar në numrin 125 më 12 qershor me kategorizimin “Tarifa noteriale”. Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov një ditë më parë njoftoi abrogimin e këtij vendimi, si i marrë pa konsultime.

“Para se të largohej nga funksioni ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka marrë vendim mbi bazën e të cilit nga 1 shtatori shërbimet noteriale do të rriteshin për 10 herë. E përsëris për 10 herë”, thotw Igor Fillkov, Ministër i Drejtësisë.

Sipas rregullores së re, shërbimet noteriale nga 400 denarë do të rriteshin në 1300 denarë, ndërsa shërbimet për shuma më të mëdha parashikonin rritje deri në 10-fish të shumës që ishte miratuar në 2019 nga ish-ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. / Alsat.mk

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Gusht, 2024 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?