“Jam krenare për çfarë kam arritur deri tash”, Loriana Kuka mes lotësh konfirmoi pensionimin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Gusht, 2024 20:07

“Jam krenare për çfarë kam arritur deri tash”, Loriana Kuka mes lotësh konfirmoi pensionimin

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka konfirmuar pensionimin mes emocioneve të mëdha dhe lotëve në një prononcim për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Loriana Kuka ka zhvilluar garën e fundit gjatë ditës së sotme (e enjte), ku në kategorinë deri në 78 kilogramë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” u eliminua në raundin e 1/8-tës, pasi fillimisht fitoi ndeshjen e parë.

Pas ndeshjeve, trajneri dhe xhaxhai i saj Driton Kuka, la të kuptohet se Loriana do të pensionohet, ndërsa më vonë faqja zyrtare e KOK-ut konfirmoi një gjë të tillë.

Disa minuta më vonë ishte vet Loriana, e cila konfirmoi mes lotësh se tashmë ka zhvilluar garën e fundit dhe ka vendosur të pensionohet në moshën 27-vjeçare.

“E kom nis ditën shumë mirë, kam qenë shumë e fokusuar dhe jam shumë e lumtur që kam arritur së paku luftën e parë ta fitojë. Në luftën e dytë kam qenë gjithashtu e koncentruar, e kam ditë se çfarë duhet të bëjë, por fati nuk deshi që të shkojë deri në çerekfinale”, ka thënë fillimisht Loriana.

“Kom garuar me plotë lëndime dhe për këtë jam shumë krenare çfarë kam arritur deri sot, që kam garuar deri sot me lëndime dhe nuk jam ndal asnjëherë ”.

“Kjo ka qenë gara e fundit për mu, kam dashur ta përfundoj më mirë normalisht, por jam krenare për çfarë kam arritur deri tash”, përfundoi mes lotësh 27-vjeçarja.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Gusht, 2024 20:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?