Kreu i ASH-së, Arben Taravari sërish ka shkruan në lidhje me rastin e presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit. Taravari premton se do të ketë përgjegjësi, pasi autoritetet ta qartësojnë rastin.
“Mos abuzoni me rastin e Presidentes Vjosa Osmani. Lërini autoritetet të qartësojnë rastin dhe pa asnjë mëdyshje do të mbahet përgjegjësi për çdo parregullsi. Presidentja Osmani është një kalorëse e paqes dhe e stabilitetit, duke e njohur natyrën e saj, jam i bindur se kurrë dhe asnjëherë nuk do donte të shkaktonte tensione të panevojshme. Presidentja Osmani meriton Respekt absolut, për më tepër që është nga të paktat gra që e mbajnë këtë post, dhe presidentja Osmani e mban me dinjitet dhe zotësi”, ka shkruar Taravari.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
2 Gusht, 2024 21:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.