Pendarovski: Antarsimi në NATO dhe nisja e negociatave me BE-në, veprat tona
Kandidati për president nga LSDM Stevo Pendarovski, para qytetarëve të Kumanovës, e prezantoi programin e tij për mandatin e ardhshëm 5 vjeçar dhe njëkohësisht rikujtoi punët që ka bërë gjatë mandatit që po e lë pas, si president i shtetit. Ai përmendi dy momentet më të rëndësishme të vendit, antarsimi në NATO dhe nisja e negociatave me BE-së, të cilat siç tha, ata si parti i kishin shtyrë këto procese përpara. Pendarovski u ndal edhe te raportet ndëretnike, për të cilat tha se asnjëherë nuk kanë qenë në këtë nivel si tani. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kumanovës, që së pari më 24 prill e më pas edhe më 8 maj ta rrethojnë numrin 1, për ta nxjerrë atë fitues.
“Në pesë vitet e kaluara, gjegjësisht shtatë, shtatë vite e gjysmë flas edhe për pushtetin parlamentar, kemi bërë shumë punë, të cilat asnjë garniturë politike në Maqedoninë e Veriut nuk i ka bërë në historinë e vendit. Së pari, e zgjodhëm problemin me Greqinë pas 25 viteve bisedime dhe u bëmë antare në Aleancën më të rëndësishme politiko-ushtarake në historinë e Maqedonisë–NATO. Punën e dytë që e bëmë, e cila nuk ishte bërë për 17 vite përpara, pas më shumë se 2 dekadash i hapëm negociatat me BE-në”, ka deklaruar Stevo Pendarovski.