Rilindja në Artin Pamor Shqiptar, ekspozita më e re e Muzeut “Marubi”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 22:12

Rilindja në Artin Pamor Shqiptar, ekspozita më e re e Muzeut “Marubi”

Muzeu Marubi dhe Instituti i Antropologjisë njoftuan se do të çelin ekspozitë “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno – Rilindja në Artin Pamor Shqiptar”. Ekspozita e kuruar nga Luçjan Bedeni, do të hapet për publikun më 19 gusht.

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, e njëkohësisht kuratori i ekspozitës, Luçjan Bedeni, bëri me dije se prej disa vitesh ka bërë kërkime për Marubët dhe Idromenon.

“Gjatë hulumtimit të fundit në fototekën e Institutit të Antoropogjisë ku ruhen disa negativë me vlerë të Idromenos, kam arritur në konkluzionin se shkrepjet e tij mund të plotësohen me më shumë të dhëna. Kjo për fatin e mirë të ekzistencës të koleksionit të Marubëve, i cili i vjen shumë në ndihmë”, shkroi Bedeni në profilin e tij, në rrjetet sociale.

Imazhet e burrit të përzgjedhur për posterin e ekspozitës “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno” janë një dëshmi konkrete se si arkivët fotografik komunikojnë mes tyre. Fotografia e burrit me brirë e cila ruhet në fototekën e Muzeut Marubi rezulton të jetë shkrepje e Kel Kodhelit (Marubi).

Ndërsa imazhi i ngjashëm me të, fotografia e burrit me fes, që ruhet në Institutin e Antropologjisë rezulton të jetë shkrepje e Idromenos. Në këtë rast lind pyetja, cila është autorësia e saktë? Bedeni mendon se është Kolë Idromeno, kjo pasi fotografia e shkrepur nga Kel Kodheli (Marubi) është një foto e retushuar por edhe e riprodhuar. Duke ditur që Idromeno ishte edhe një piktor i zoti, mendohet se e ka bërë ai retushimin e brirëve të personit dhe Keli riprodhimin e fotos së retushuar.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 22:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?