Në Argjentinë shënohet goli i vitit, klubi thotë se e meriton çmimin “Puskas”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2024 12:35

Në Argjentinë shënohet goli i vitit, klubi thotë se e meriton çmimin “Puskas”

Çdo gol në minutën e fundit të shijon, sidomos kur ia siguron fitoren skuadrës.

Megjithatë Walter Bou është përkujdesur për t’i dhënë një fund spektakolar ndeshjes Lanus – Tigre në Argjentinë, duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 90-të, për t’i dhënë edhe fitoren skuadrës së tij, 3-2.

Sulmuesi argjentinas ka realizuar golin e vitit në këtë sfidë, pasi pranoi një top nga Sanabria dhe me revoshatë realizoi jashtë zonës së 16-metërshit për rezultatin përfundimtar 3-2.

Lanus nuk ka ngurruar ta publikojë golin në rrjetet sociale dhe klubi argjentinas janë të bindur se ylli i tyre do ta fitojë çmimin ‘Puskas’ nga FIFA si goli më i bukur i vitit 2024.

Sigurisht që ky ishte një nga golat më të bukur të vitit, por mbetet të shihet nëse Bou do ta fitojë çmimin nga FIFA. /Telegrafi

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2024 12:35