Nuk shkon tek Bayerni, holandezi mbetet pjesë e “Demave të Kuq”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2024 12:45

Nuk shkon tek Bayerni, holandezi mbetet pjesë e “Demave të Kuq”

Konfirmohen zërat e ditëve të fundit. Xavi Simons, lojtar në pronësi të PSG-së, rikthehet zyrtarisht në huazim te Leipzigu.

Transferim i përkohshëm për 12 muaj për lojtarin e talentuar të lindur në vitin 2003, i cili nuk do të veshë (të paktën këtë sezon) fanellën e Bayernit të Mynihut.

Gjigantët e Bundesligës po ngulmonin për blerjen e holandezit, por nuk do të ketë ndryshim skuadre për Simons.

Me dhjetë gola në 43 ndeshje në të gjitha garat (15 asistime), Xavi ka bërë shumë përshtypje në vitin e tij të parë te Leipzig. Pas Benjamin Seskos, i cili zgjati kontratën e tij deri në vitin 2029 disa javë më parë, Leipzigu do të ketë kështu një tjetër lojtar kryesor sulmues.

Xavi gjithashtu demonstroi cilësitë e tij si titullar për Holandën në Kampionatin Evropian të këtij viti në Gjermani. Me tri asistime dhe një gol, ai ishte asistuesi i dytë më i mirë dhe golashënuesi i tretë më i mirë i turneut.

Tash e tutje, Xavi do të mbajë edhe fanellën me numrin 10 te Leipzigu.

Xavi do t’u nënshtrohet testeve mjekësore këtë të hënë në qendrën stërvitore Cottaweg dhe më pas do të kryejë seancën e tij të parë individuale.q

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2024 12:45