Musk njofton se Neuralink ka kryer implantin e dytë të çipit te një njeri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 20:11

Musk njofton se Neuralink ka kryer implantin e dytë të çipit te një njeri

Neuralink ka implantuar me sukses në një pacient të dytë pajisjen e saj të krijuar për t’u dhënë pacientëve të paralizuar aftësinë për të përdorur pajisjet dixhitale me anë të mendimeve.

Neuralink është në procesin e testimit të pajisjes së saj, e cila synon të ndihmojë njerëzit me lëndime të shtyllës kurrizore.

Bëhet e ditur se pajisja ka lejuar pacientin e parë të luajë video lojëra, të shfletojë internetin dhe të postojë në rrjetet sociale.

Musk, së fundmi ka dhënë pak detaje për pacientin e dytë. Ai tregoi se personi ka një dëmtim të shtyllës kurrizore të ngjashme me pacientin e parë.

Musk tha se 400 nga elektrodat e implantit në trurin e pacientit të dytë janë duke punuar, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, Neuralink në faqen e saj të internetit thotë se implanti i pacientit të dytë përdor 1024 elektroda.

“Nuk dua të mashtroj, por duket se ka shkuar jashtëzakonisht mirë me implantin e dytë”, tha Musk.

“Ka shumë sinjale, shumë elektroda. Po funksionon shumë mirë”, shtoi ai.

Por, Musk nuk e bëri të ditur se kur Neuralink kreu operacionin e pacientit të dytë.

Siç raportohet, Neuralink pret të sigurojë implantet për tetë pacientë të tjerë këtë vit, si pjesë e provave klinike të saj.

Ndryshe, pacienti i parë Noland Arbaugh, së bashku me tre drejtues të tjerë të kompanisë kanë dhënë detaje se si funksionon implanti.

Arbaugh tha se me implantin ai tani thjesht mund të mendojë për atë që dëshiron të ndodhë në ekranin e kompjuterit dhe pajisja e bën atë të ndodhë.

Ndryshe, Musk tha gjithashtu se ai ka folur me kandidatin republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, për formimin e një komisioni që synon përmirësimin e “efikasitetit të qeverisë”.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 20:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?