Taravari po zgjidh problemin në Spitalin Klinik të Tetovës, fillon montimi i ashensorëve!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 22:35

Taravari po zgjidh problemin në Spitalin Klinik të Tetovës, fillon montimi i ashensorëve!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka zgjidhur një nga problemet shumëvjeçare në Spitalin Klinik të Tetovës duke filluar me montimin e anshensorëve.

‘Filluam me montimin e ashensorëve të rinj në Spitalin Klinik, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet dhe shërbimet për pacientët dhe stafin mjekësor.’ – deklarohet nga kabineti i Arben Taravari.

Ky hap përfaqëson një përkushtim të qartë për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe kujdesit ndaj qytetarëve të Tetovës. Falë këtij përmirësimi, pacientët do të kenë qasje më të lehtë dhe më të sigurt në shërbimet mjekësore të nevojshme.

https://www.facebook.com/1265185232/videos/1014083190366246
Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 22:35