Sigurohen procesverbale policore; Dy incidente paraprake me delegacionin e presidentes së Kosovës për refuzim kontrolli të bagazhit personal

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 18:56

Sigurohen procesverbale policore; Dy incidente paraprake me delegacionin e presidentes së Kosovës për refuzim kontrolli të bagazhit personal

Dy incidentet paraprake të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit kanë pasur motivet e njëjta, refuzimi për t’i kontrolluar bagazhin në skaner. Procesverbalet e policisë deri tek të cilat ka arritur Alsat shpjegojnë se pala Kosovare në shtator të vitit kaluar ka refuzuar t’i kontrollohet bagazhi presidentes së Kosovës. Arsyet për këtë refuzim i kanë bazuar në imunitetin diplomatik të presidentes.

“Pasi kanë arritur në sektorin VIP mes personit që ka përgjegjësinë e protokollit të delegacionit dhe shërbimi për siguri në aeroport ka ardhur deri tek keqkuptimi sepse të njëjtit duke u thirrur në imunitetin diplomatik të kryetares nuk janë pajtuar që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të kontrollohet në skaner”, thuhet në procesverbalin e datës 16.09.2023.

E njëjta situatë si ajo e 1 gushtit është përsëritur edhe më 9 tetor. Pala kosovare ka pretenduar se falë imunitetit diplomatik, presidentes nuk duhet t’i kontrollohet bagazhi, por që për veprimet e tilla është informuar se mund të refuzohet nga përgjegjësi i fluturimit.

“Pasi kanë arritur në sektorin VIP, personit që ka përgjegjësi sigurinë e delegacionit dhe udhëheqjen e protokollit (që atë ditë ishte personi D.M me numër identiteti 5785) i është thënë (nga delegacioni i Kosovës) se nuk pajtohen që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të futet në kontroll skaneri. Arsyet për këtë i kanë bazuar në imunitetin diplomatik të kryetares. Nga ana e kapitenit të fluturimit dhe përfaqësuesit të “Croatia Airlines” duke u thirrur në standardet ndërkombëtare dhe programin kombëtar për siguri i është potencuar se derisa nuk lejoj kontrollin e bagazhit, e njëjta nuk do të pranohet në fluturim”, thuhet në procesverbalin e datës 09.10.2023.

Ditë më parë policia njoftoi zbardhjen e incidentit të 1 gushtit, ndërsa ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi ka ngritur kallëzim penal për cenim të sigurisë dhe pengim ndaj personit zyrtar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së djeshme në Shkup tha se rasti i takon organeve hetuese dhe nuk duhet polemizuar. Ndërkohë kryeministri, Hristijan Mickoski tha se incidenti nuk do t’i prish raportet mes dy vendeve, por në të kundërtën do t’i ofron edhe më shumë.

Sot për qëndrimet e tyre ka reaguar kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nga ku kanë theksuar se “Presidentja e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka kërkuar tejkalim apo shkelje të procedurave, por respektim të rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të gjithë botën. Sipas kabinetit të Osmanit mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse sipas tyre i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës./Alsat.mk

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 18:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?