Bajrami mohon akuzat e VMRO-së: Kam mbuluar borxhin e plotë deri në denarin e fundit!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 19:10

Bajrami mohon akuzat e VMRO-së: Kam mbuluar borxhin e plotë deri në denarin e fundit!

Pas akuzave për keqpërdorim të parave për dreka zyrtare, ish-ministri i MSHIA-së, Naim Bajrami thotë se VMRO-DPMNE-ja është fabrikë e gënjeshtrave. Bajrami thotë se i mohon kategorikisht akuzat e VMRO-së për keqpërdorim të parave publike.

“Pretendimi se unë si ish-ministër i MSHIA-së kam keqpërdorur kartelë zyrtare dhe shpenzuar 231.000 denarë për kafe është krejtësisht i pabazuar. Këto akuza nuk janë gjë tjetër veçse një manipulim dhe një devijim nga fakti se ata që janë aktualisht në pushtet nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përfitim të prekshëm për shtetin dhe qytetarët, duke u fokusuar në propagandë. Gjatë mandatit tim si ministër i MSHIA-së, e kam lënë institucionin në gjendjen më të mirë të mundshme, pavarësisht se kam trashëguar një sërë problemesh dhe parregullsish. Këtë mund ta konfirmojnë punonjësit e institucionit. Shpenzimet në fjalë ishin për takime zyrtare, jo për përdorim personal, dhe të gjitha dokumentet, fakturat përkatëse janë të aksesueshme publikisht në ministri. Duke u bazuar në standarde të larta morale, etike dhe transparencë, i kam kontaktuar shërbimet, sektorin e finansave se të gjitha harxhimet që kanë të bëjne me kartelën zyrtare, edhe pse në ato harxhime nuk ka asgjë të kundërligjshme, sepse nuk kam paguar gjëra personale siç kanë bërë zyrtarët e VMRO-së vite me radhë, u kam bërë me dije se harxhimet do ti paguaj nga llogaria private. E kan ditur edhe ditën se kur do ta bëj pagesën, prandaj dhe kan shpejtuar me një press konferencë gjoja se paskan zbuluar krimin e madh! Ashtu siç edhe sot kam bërë, kam mbuluar borxhin e plotë deri ne denarin e fundit! Nga vitet që kam punuar në sektorin privat une vetëm kam kontribuar për këtë shtet, dhe asnjëherë nuk kam keqpërdorë para të taksapaguesve! Të gjitha harxhimet gjate periudhës sa kam qenë ministër, nuk e kanë vlerën e harxhimeve një javore të funksionerëve te VMRO-së se kaluar e që qartazi po vazhdohet me avazin e vjetër edhe nga kjo garniturë e VMRO-së!”, shkruan mes tjerash Bajrami.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?