VMRO-DPMNE: Nuk nevojitet ndërrimi i kryetarit të kuvendit Afrim Gashi pas incidentit në aeroport

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 19:13

VMRO-DPMNE: Nuk nevojitet ndërrimi i kryetarit të kuvendit Afrim Gashi pas incidentit në aeroport

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk konsiderojnë se nevojitet ndërrimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi sepse, siç thekson partia në kumtesë, është locuar përgjegjësia dhe është parashtruar padi penale.

“Institucionet si asnjëherë më parë tani po ndërmarrin masa urgjente dhe të pashtyeshme. Tani ka padi penale, ndërsa në të kaluarën rastet e këtilla fshiheshin”, kumtoi VMRO-DPMNE si reagim ndaj interpelancës për punën e Gashit, të cilën sot në Parlament e parashtroi partia E Majta dhe me kërkesë të LSDM-së dje – kryeminsitri Hristian Mickoski urgjentisht ta ndërrojë Gashin nga vendi i kryetarit të Kuvendit.

Incidenti në të cilin para pesë ditëve në Aeroportin e Shkupit mori pjesë shefi i sigurimit të Gashit është një prej shtatë pikave/baza në të cilat partia e Dimitar Apasievit e bazon interpelancën.

Në kumtesë VMRO-DPMNE  thotë se për dallim nga e kaluara, “kur askush nuk e lëvizte gishtin”, institucionet tani veprojnë dhe ka përgjegjësi të locuar dhe padi penale.

Në kumtesë ceket edhe se lideri i tyre, Hristian Mickoski, ka paraqitur “porosi të qartë se askush nuk është mbi ligjin”.

“VMRO-DPMNE dënon dhe do të dënojë çdoherë çfarëdo lloj veprimesh të jashtëligjshme dhe të cilat e proshin rendin, fillimisht do të binden të gjithë se ligjet do të vlejnë njejtë prë të gjithë”, shtohet në kumtesën e partisë në pushtet.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?