Mucunski – Ageler: Ruajtje e vazhdimësisë në dialogun politik mes të dyja vendeve dhe bashkëpunim partneriteti në kuadër të NATO-s

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 19:17

Mucunski – Ageler: Ruajtje e vazhdimësisë në dialogun politik mes të dyja vendeve dhe bashkëpunim partneriteti në kuadër të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim me amabasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler, në të cilin ishte prezantuar edhe zëvendës shefi i sapoemëruar i misionit në Shkup Nikoll Varn.

Në kuadër të takimit, siç informon ministria e këtij dikasteri, Mucunski e përsëriti mirënjohjen për mbështetjen afatgjate nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për proceset gjithpërfshirëse të reformave në vend.

“Bashkërisht ishte konfirmuar interesi për ruajtjen e vazhdimësisë në dialogun politik mes dy vendeve mike, vazhdimin e aktiviteteve në kuadër të Dialogut strategjik, si dhe bashkëpunim partneriteti në kuadër të Aleancës së NATO-s”, thuhet në kumtesë.

Gjatë kësaj, siç bëhet e ditur, ishte riafirmuar fokusi i fuqishëm i Qeverisë së re drejt përshpejtimit të procesit të integrimeve evropiane të vendit dhe ofrimin e reformave të cilat do të nënkuptojnë progres të dukshëm për qytetarët, para së gjithash në pjesën e sigurimit të zhvillimit ekonomik dhe përparimin e sundimit të drejtësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?