Të martën vriten dy gra në Shqipëri si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 20:46

Të martën vriten dy gra në Shqipëri si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre

Sipas burimeve zyrtare policore, në Vlorë, 64-vjeçarja Hati Deliaj nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të shumta të shkaktuara nga dhuna e bashkëshortit 70-vjeçar Ëngjëllush Deliaj, ndërsa në Shalës të Sarandës 66 vjeçarja Shano Islamaj u vra me sëpatë nga bashkëshorti i saj Huso Islamaj, 69-vjeç.

Burime vendore në Vlorë thanë se 64-vjeçarja Hati Deliaj u shtrua në spital pasi kishte nofullën e thyer dhe shenja të tjera të dhunës nga bashkëshorti.

Ndërsa vrasja e gruas në Sarandë, sipas policisë, dyshohet se ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe më pas edhe shtetasi Huso Islamaj humbi jetën pasi u konfliktua me djalin e tij i cili sipas policisë dyshohet se e ka shtyrë duke e hedhur nga shkallët e banesës.

Ndonëse ndëshkimet janë ashpërsuar dhe gjykatat kanë dhënë dënime me burgim të përjetshëm për vrasësit e grave ky krim nuk ka shënuar ulje.

Dënimi më i fundit me burgim të përjetshëm u dha mesin e korrikut të këtij viti nga Gjykata e Elbasanit për Tefik Tashin, i cili vrau me sëpatë motrën e bashkëshortes.

Gjatë vitit të kaluar u regjistruan 12 vrasje të grave dhe qindra denoncime të tjera për dhunë në familje, të cilat sipas analistëve janë vetëm një pjesë e vogël e përmasave të vërteta të kësaj dukurie në shoqërinë shqiptare.

Sipas të dhënave të Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë numri i rasteve që janë evidentuar dhe denoncuar për dhunën në familje ka ardhur në rritje vit pas viti.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2023 ka pasur 5064 raste të denoncuara për dhunën në familje pranë policisë dhe ku me urdhër-mbrojtje janë trajtuar 2730 raste .

Edhe në 3-mujorin e parë të vitit 2024 janë regjistruar 1197 raste të denoncimit të dhunës në familje nga të cilat janë trajtuar me urdhër mbrojtje 627 raste./VOA

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 20:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?