OBSH: Çdo shqiptar konsumon 5.1 litra alkool në vit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 20:48 Përditësuar

OBSH: Çdo shqiptar konsumon 5.1 litra alkool në vit

Dy në tre persona në Europë janë konsumues të alkoolit, duke bërë që Europianët të renditen të parët në botë si alkoolpirës.

Sipas një studimi të OBSH, të rriturit në Europë konsumojnë mesatarisht 9.2 litra alkool të pastër çdo vit, duke u bërë alkoopirësit më të mëdhenj në botë.

Meshkujt konsumonin pothuajse 4 herë më shumë alkool,  14,9 litra,  sesa gratë me 4,0 litra në vit.

Përsa i përket Shqipërisë, të dhënat tregojnë një konsumim prej 5.1 litra për frymë në popullatë. Edhe në vendin tonë meshkujt janë konsumuesit më të mëdhenj me 8.4 litra dhe 1.9 litra tek femrat.

2,8% e shqiptarëve janë të varur nga alkooli, shifër më e ulët në nivel europian me  5.9%. Sipas ekspertëve, shqiptarët konsumojnë më shumë birrën me 39.6 %, e renditur nga pijet e forta si rakia me 34.1% dhe vera me 24.5 %

Konsumi i alkoolit shihet si faktor risku për fatalitetet. Afro  4,2% e vdekjeve  në Shqipëri kanë shkaktar kryesor konsumin e lartë të alkoolit. Në Europë mbi 470 milionë persona janë konsumues aktualë të alkoolit.

Tv Klan

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 20:48 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?