Akuzat për korrupsion, BDI kërkon hetim ndërkombëtar, VMRO i thotë boll mos u fshihni pas kësi manovrash

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 19:29

Akuzat për korrupsion, BDI kërkon hetim ndërkombëtar, VMRO i thotë boll mos u fshihni pas kësi manovrash

Vazhdojnë përplasjet në mes pushtetit dhe opozitës lidhur me akuzat për krim dhe korrupsion. Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së Marija Miteva sot në preskonferencë për media tha se LSDM dhe BDI para se të flasin për vetingun ndërkombëtar, duhet të kenë përgjegjësi të brendshme për krimin e kryer. “Në opozitë janë të shqetësuar, nga pushteti janë të paprekshëm- kështu e imagjinojnë politikën LSDM-ja dhe BDI-ja që grabitën shtetin dhe nuk menduan për popullin 7 vite duke u pasuruar”, theksoi ajo.

MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE-SË

Ali Ahmeti sot bën thirrje për veting ndërkombëtar sepse mendon se kështu do të mbrojë veten dhe të tjerët që pa mëdyshje hynë në biznese miliona dollarëshe me investime prej 0 denarësh. Ku ishin LSDM dhe BDI për 7 vite të kërkonin vettingun ndërkombëtar, apo ishin prioritet atëherë tenderët miliona dollarëshe në REK, MEPSO dhe Elektranat e Maqedonisë së Veriut?”

VMRO pyet se pse Ahmeti dhe Filipçe nuk kërkuan veting ndërkombëtar për kompaninë e monitorimit të rrugëve dhe spitalet modulare.

Pas akuzave të njëpasnjëshme të VMRO-DPMNE-së dhe VLENIT ndaj BDI-së për krim dhe korrupsion, BDI pas takimit të kryesisë së ngushtë kërkuan hetim ndërkombëtar. Ata thanë se si parti, janë të përkushtuar që lufta kundër korrupsionit të mos shndërrohet në një betejë për përfitime ditore dhe partiake, por të jetë në shërbim të zbulimit të së vërtetës dhe ndalimit të këtij fenomeni të dëmshëm.“Andaj edhe njëherë ftojmë të gjitha partitë politike, veçanërisht ato që janë në pushtet, të kërkojnë menjlherë nga komunitetin ndërkombëtar monitorues për një vetting tërësor dhe gjithëpërfshirës të të gjithë zyrtarëve publikë në 30 vitet e fundit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

/SHENJA/

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?