Lëvizte me shpejtësi 272 kilometra në orë dhe policia nuk e ka dënuar, procedurë për 4 policë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 19:30

Lëvizte me shpejtësi 272 kilometra në orë dhe policia nuk e ka dënuar, procedurë për 4 policë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se fillon procedurë ndaj 4 policëve të Maqedonisë së Veriut, pasiqë të njëjtit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nuk e kanë dënuar një shofer i cili po voziste një veturë Porsche me 272 kilometra në orë në autostradën Shkup- Veles. Pocedurë iniciohet kundër kryeshefave dhe nëpunësve policorë për mos sanksionimin e personit.

MPB

“Departamenti për Kontrollë të Brendshme, I dorëzoi informatë Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër katër nëpunësve policorë të cilët nuk kanë marrë masa në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor ndaj shoferit që ka lëvizur me shpejtësi 272 kilometra në orë, aty ku shenja ka qenë 120 kilometra në orë”.

Nga MPB theksojnë se për këto kundërvajtje është paraparë gjobë prej 400 euro në kundërvlerë në denarë dhe ndalim për drejtimin e automjetit prej gjashtë deri në 12 muaj, ndërsa kundërvajtësit i është dhënë vetëm vërejtje për kundërvajtje në komunikacion.

MPB sqaron se Shefi i Njësisë Lëvizëse për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor ka kërkuar nga kreu i Departamentit të Policisë së Uniformuar – Njësia e Çështjeve Rrugore që të mos shënojë penalitet për kundërvajtje të kryer. Në këtë mënyrë ky I fundit ka ushtruar ndikim ndaj nënpunësve policorë që ata të shqiptojnë masën e vërejtjes.

Ndaj katër policëve është parashtruar edhe propozim për inicimin e procedurës për shkelje më të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës.

/SHENJA/

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?