437 milionë denarë për shujta studentore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 19:43

437 milionë denarë për shujta studentore

Gjithashtu një miliardë për ZZHTI, 1.7 miliardë për subvencione në bujqësi, 437 milionë për shujta studentore dhe 207 milionë për bursa, si dhe gjashtë miliardë denarë për projekte në komunat

437 milionë denarë shtesë për shujtën e studentëve, si dhe 207 milionë denarë për pagesën e bursave parashihen me propozimin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit për vitin 2024, i cili dje është miratuar nga Qeveria dhe që tani duhet të i dërgohet Parlamentit për shqyrtim dhe miratim.Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska theksoi se rebalanci i është përgjigjur disa sfidave shtesë për të cilat ka pasur nevojë të plotësohen buxhetet e përdoruesve të caktuar buxhetor.

Me rebalancin, ndër të tjera, siç theksoi ajo, janë paraparë shtesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës, Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencinë Operative-Teknike, Këshillin e Inspektimit, Ministria e Brendshme, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Arsimit, Drejtoria Doganore, gjyqësori, Prokuroria Publike, Këshilli i Prokurorëve Publikë, Avokati i Popullit etj.

“Janë parashikuar mjete për pagesën e pagave, si dhe për blerjen e pajisjeve. Ndër të tjera, Komisionit shtetëror të zgjedhjeve i janë shtuar 350 milionë denarë, 147 mijë denarë për blerjen e pajisjeve për Këshillin inspektues, 60.000.000 denarë për MPB për blerje të materialeve për dokumente personale, 87,2 milionë denarë, për realizimin e mëtutjeshëm të projektit për Digën e Otinjës dhe 20 milionë denarë shtesë janë dedikuar për kompensim për pronën e konfiskuar për projektin e Digës së Otinjës (shpronësimi), në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë 18,7 milionë denarë për projekte kërkimore-shkencore dhe 3,3 milionë denarë për blerje të pajisjeve, si dhe 138.000 denarë për realizim shtesë për blerjen e pajisjeve te Avokati i popullit”, informoi ministrja.

Me rebalancin, siç tha Dimitrieska-Koçoska, janë siguruar mbi 4 miliardë denarë mjete shtesë për pagesën e pagave, gjegjësisht mjete të nevojshme për realizimin e obligimeve të marra për rritjen e pagave në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara kolektive dhe vendimet ligjore që janë miratuar pas miratimit të buxhetit për vitin 2024.

Këtu përfshihet kontrata kolektive e UKM-së dhe ndryshimi i ligjeve për arsimin e lartë dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore, respektimin e pagës minimale për punonjësit ku paga minimale është pjesë përbërëse e pagës bazë, si dhe harmonizimi i pagave sipas indeksit të kostos së jetesës për gjashtë muajt e parë të vitit, në përputhje me përcaktimet e Kontratës së Përgjithshme Kolektive për punonjësit në sektorin publik. “Në të njëjtën kohë, me rebalancin janë paraparë 5.1 miliardë denarë shtesë për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e një jete më të mirë dhe më cilësore për qytetarët më të vjetër. Pastaj, për shfrytëzuesit e së drejtës për ndihmë minimale të garantuar është siguruar mbështetje shtesë financiare prej rreth 800 milionë denarë, por janë paraparë 1.7 miliardë denarë shtesë për kujdes shëndetësor, të dedikuara për sigurim shëndetësor, pushim mjekësor dhe pagesë të obligimeve”, tha ministrja.

Gjithashtu një miliardë për ZZHTI, 1,7 miliard për subvencione në bujqësi, si dhe gjashtë miliardë denarë për projekte në komunat. (koha.mk)

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 19:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?