Reduktime të ashpra të ujit në Itali – sicilianët po e humbin durimin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 20:06

Reduktime të ashpra të ujit në Itali – sicilianët po e humbin durimin

Kufizimet e ujit filluan në muajin shkurt kur ishulli italian shpalli gjendjen e jashtëzakonshme përballë thatësirës.

Banorët në Sicili, Itali, janë përshkruar si “rezistent” përballë mungesës së ujit – por durimi i tyre me mungesat e këtij viti po mbaron.

Reduktimet e ashpra janë vendosur në 93 komunitete, që do të thotë se çezmat thahen sipas një orari, raporton euronews.

Qytetarët e Agrigento-s, një nga zonat më të prekura ku uji rrjedh vetëm çdo 15 ditë, dolën në rrugë më 3 gusht duke thirrur “Duam ujë”. Protesta tërhoqi rreth 1500 njerëz – një numër më i madh i të pranishmëve se protesta e parë më 3 qershor.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F3831899377086591%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=267

“Ne vazhdimisht shqetësohemi për të pasur ujë të mjaftueshëm për aktivitetet thelbësore të përditshme, të tilla si gatimi, pastrimi dhe higjiena personale”, tha sicilianja, Clara Ferrante.

“Ky problem ekziston për më shumë se 20 vjet – edhe gjyshja ime i kishte këto kur ishte e re”, shtoi ajo.

“Ne jemi të detyruar të miratojmë masa të rrepta të ruajtjes dhe racionimit, të cilat mund të jenë stresuese për t’u menaxhuar dhe mbajtur, veçanërisht në prani të të moshuarve dhe foshnjave”, pohoi 26-vjeçarja.

Ndryshe, midis viteve 2010 dhe 2014, tre impiantet të akumulimit në Sicili – Gela, Porto Empedocle dhe Trapani – të gjitha u mbyllën.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 20:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?