Putini pas sulmit të Ukrainës brenda Rusisë: Është provokim i madh

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 20:08

Putini pas sulmit të Ukrainës brenda Rusisë: Është provokim i madh

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për nisjen e “një provokimi tjetër të madh”, pasi zyrtarët e mbrojtjes të Moskës thanë se rreth 300 trupa ukrainase hynë në rajonin Kursk të Rusisë të martën, shkruan BBC.

Duke folur përpara një takimi të Këshillit të Sigurimit në Moskë, Putin akuzoi forcat ukrainase se “qëlluan pa dallim” ndaj ndërtesave dhe rezidencave civile. Ai ka thënë se informatat e tjera do t’i ketë pas takimit.

Luftimet thuhet se po vazhdojnë në zonë, pasi Moska bëri të ditur se trupat ukrainase me 11 tanke dhe më shumë se 20 automjete të blinduara luftarake, kaluan kufirin pranë qytetit Sudzha, 10 kilometra nga vija e frontit.

Mijëra njerëz kanë lënë shtëpitë në rajon. Ukraina ende nuk ka komentuar mbi akuzat ruse.

Luftimet thuhet se u zhvilluan në fshatra të ndryshëm në territorin rus gjatë të martës. Ajo u pasua nga sulmet ajrore ukrainase që vranë tre civilë dhe vazhduan gjatë natës, thanë autoritetet ruse.

24 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë plagosur në granatimet e Ukrainës në rajonin kufitar, sipas Rusisë.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 20:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?