23 të burgosur janë në arrati nga burgu i Strumicës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 20:59

23 të burgosur janë në arrati nga burgu i Strumicës

Aktualisht në arrati nga burgu i Strumicës janë 23 të burgosur, njoftoi ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të burgut, Zoran Ristov.

Ai ka akuzuar se kjo është për shkak të punës së papërgjegjshme të udhëheqësive të mëparshme dhe se institucioni është në gjendje katastrofike.

“Sipas dëshirës personale të punonjësve të caktuar, të dënuarit janë detyruar të kryejnë punë në prona private, si aktivitete ndërtimore dhe të tjera”, tha Ristov dhe premtoi se do të zbatojë sanksione pas përpilimit të raportit për institucionin.

Kapaciteti i përgjithshëm i Burgut të Strumicës është 62 persona dhe shqipton dënim me burg deri në tre vjet, dënim me burg për kundërvajtje të kryer dhe dënim me paraburgim sipas vendimit të gjykatës.

Në burg janë duke vuajtur dënimin qytetarë nga Strumica, Koçani, Shtipi, Vinica, Dellçeva, Berova dhe Radovishi.

Me propozim të drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve, Qeveria më 24 korrik të këtij viti për u.d. drejtor i të Burgut në Strumicë emëroni Zoran Ristovin, i cili zëvendësoi Vlladimir Mihajloviqin./portalb

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 20:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?