Skandal në Serbi: Ministrja ka deklaruar se ka diplomuar në shkenca politike, por asnjëherë nuk e ka mbaruar fakultetin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 21:56

Skandal në Serbi: Ministrja ka deklaruar se ka diplomuar në shkenca politike, por asnjëherë nuk e ka mbaruar fakultetin

Ministrja për Përkujdesje Familjare dhe Demografisë së Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, në biografinë e saj thekson se ka diplomuar për shkenca politike në Fakultetin e Shkencave Politike. Megjithatë, CINS tregon se ajo nuk u diplomua kurrë atje.

Milica Gjurgjeviq Stamenkovski për herë të parë që nga fillimi i politikës nuk u paraqit në Kuvendin Kombëtar si deputete e opozitës në fillim të muajit maj. Në zgjedhjet republikane në dhjetor të vitit 2023, në koalicion me lëvizjen Dveri, partia e saj Zavetnici nuk e kaloi regjistrimin. Përkundër kësaj, Gjurgjeviq Stamenkovski erdhi në Kuvend, por kësaj radhe si ministre e re për Përkujdesje Familjare dhe Demografi.

Në biografinë e saj, e cila iu dorëzua deputetëve së bashku me biografitë e ministrave të tjerë të propozuar, thuhet se pas shkollës së mesme të përfunduar në Beograd, ajo u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Politike, ku u diplomua për shkenca politike.

Kështu thuhet në ueb-faqen e saj personale prej vitesh dhe pasi u zgjodh ministre, e njëjta gjë thuhet edhe në faqen e Ministrisë që ajo drejton.

Megjithatë, edhe pse pas shkollës së mesme u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd (FPN), Gjurgjeviq Stamenkovski nuk e mbaroi kurrë fakultetin, zbulon Qendra për Gazetari Hulumtuese e Serbisë (CINS).

Ajo humbi statusin e saj studentore në atë Fakultet në vitin 2020, gjë për të cilën ata ia bashkëngjiten prova në tekstin e tyre.

Ish-ministri i Arsimit, Srgjan Verbiq, thotë se askush në Qeveri nuk e kontrollon CV-në dhe se kur bëhesh ministër nuk kërkohet dëshmi e arsimit.

“Kam sjellë, sepse kam menduar se duhet të sillen disa dokumente, por askush nuk më ka kërkuar”, tha ai.

Në një prononcim për CINS, ministrja Gjurgjeviq Stamenkovski thotë se diplomën e ka marrë pikërisht këtë vit në Institutin Rus për Diasporë dhe Integrim. Ajo nuk ka dhënë prova për këtë pasi, sipas saj, ka dorëzuar dokumentacionin për regjistrim në studimet master në Universitetin Shtetëror Social Rus. /Telegrafi/

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Gusht, 2024 21:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?