S’ka çerdhe as këtë vit në Hasanbeg

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Gusht, 2024 19:08

S’ka çerdhe as këtë vit në Hasanbeg

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski tha se në lagjen e Hasanbegut edhe këtë vit nuk do të ndërtohet çerdhe fëmijësh, shkruan Alsat.

Vonesën për ndërtimin e këtij objekti, Stefkovski I’a hedh udhëheqësisë së kaluar të komunës të cilët, sipas Stefkovskit, nuk kanë përgatitur dokumentacionin e duhur për këtë projekt. Fillimin e ndërtimit të çerdhes Stefkovski e paralajmëroi për vitin e ardhshëm.

Banorët e Hasanbegut më shumë se një dekadë janë në pritje të ndërtimit të një çerdhe në gjuhën shqipe. Prindërit, zgjidhjen për fëmijët e tyre e kërkojnë në çerdhet me të afërta ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase ose në çerdhet e Shkupit.

“Vetëqeverisja lokale e kaluar aspak nuk ka punuar në përgatitjen e dokumentacionit planor për ndërtimin e çerdhes në Hasanbeg. Nga momenti që jam kryetar komune kam përfunduar plotësisht tre procedura për ndërtimin e çerdheve…mes Keramidnicës dhe Maxharit, Trubarevës dhe plotësisht ka përfunduar procedura për ndërtimin e çerdhes në Inxhikove. Për momentin po punohet në përgatitjen e dokumentacionit planor për ndërtimin e çerdhes në Hasanbeg. Unë jam i bindur se në afat prej katër deri në pesë muaj do ta përfundojmë procedurën dhe në vitin 2025 do të fillojmë me ndërtimin e çerdhes në Hasanbeg”, tha Boban Stefkovski, kryetar i komunës Gazi Babë./ Alsat.mk

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Gusht, 2024 19:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?