Spanjë, separatisti Puigdemont kthehet pas 7 viteve arrati dhe përballet me arrestimin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Gusht, 2024 19:57

Spanjë, separatisti Puigdemont kthehet pas 7 viteve arrati dhe përballet me arrestimin

Ish-lideri separatist i Katalonjës, Puxhdemon, u rikthye në Spanjë pas shtatë vjetëve në mërgim, dhe mori pjesë në një tubim në Barcelonë, duke e shtyrë policinë spanjolle ta nisë një kërkim të madh për kapjen e tij.

Me gjithë praninë e madhe policore, Puxhdemon foli para mijëra ndjekësve të vet në kryeqytetin katalonas në afërsi të Parlamentit katalonas, duke u thënë atyre se synon ta ringjallë përpjekjen për pavarësi, e cila e kishte zhytur Spanjën në krizë politike më 2017. “Ata mendonin se do ta festonin arrestimin tim dhe mendonin se ky ndëshkim do të na dekurajonte neve dhe juve. Epo, gabuan”, tha ai. Pasi e përfundoi fjalimin, Puxhdemont doli mbrapa skenës, dhe policia e mediat nuk ishin në gjendje ta gjenin vendndodhjen e tij më. Puxhdemont, 61 vjeç, iku në Belgjikë para shtatë vjetëve, pas përpjekjes së dështuar për ndarjen e Katalonjës nga Spanja. Ai ka jetuar në Belgjikë prej atëherë. Në Katalonjë, më 1 tetor të vitit 2017, u mbajt një referendum, në të cilin shumica e atyre që morën pjesë, votuan për pavarësi nga Spanja. Parlamenti në Barcelonë më pas e e shpalli rajonin autonom republikë të pavarur. Megjithatë, në referendum pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe ai është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës. /Alsat.mk

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Gusht, 2024 19:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?