Paralajmërimet për destabilizim, përplasje mes partive

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:20

Paralajmërimet për destabilizim, përplasje mes partive

VMRO-DPMNE i bëri thirrje LSDM-së të tregojë nëse distancohet nga plani i BDI-së për të destabilizuar vendin, pas paralajmërimit të kryeministrit Mickoski se Maqedonia e Veriut do të përballet me kërcënim të sigurisë nga BDI-ja gjatë kësaj vjeshte, shkruan Alsat.

Partia në pushtet gjithashtu thekson se partia e Ahmetit tashmë ka pranuar se përmes protestave planifikojnë të bëjnë destabilizim.

“LSD të mos heshtë dhe të mos fshihet, duke menduar se askujt nuk do t’i kujtohet t’i pyes nëse e mbështesin BDI-në në idenë e destabilizimit të vendit apo jo. BDI u zbulua, pranoi se planifikon protesta dhe destabilizim të vendit. Prandaj, nëse LSD nuk distancohet menjëherë, kjo do të thotë se ata janë vetëm një partner më i vogël si më parë për kryerjen e krimit të drejtuar nga BDI-ja”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM-ja opozitare porositën se deklaratat e kryeministrit për destabilizim të mundshëm u bënë vetëm për të krijuar frikë në mesin e qytetarëve. I bënë thirrje Mickoskit t’i denoncojë informacionet tek autoritetet kompetente.

“Ata krijojnë vetëm kaos në opinion dhe konsideron se është vetëm për të mbjellë frikë në mesin e qytetarëve, jo se në të vërtetë ka informacione. Megjithatë, edhe me këtë rast, i bëjmë thirrje kryeministrit, nëse ka çfarëdo njohurish, t’ua japë informacionet institucioneve kompetente, në mënyrë që ata të mund të reagojnë në kohën e duhur”, u shpreh Daniella Nikollova, deputete e LSDM-së.

Nga ana tjetër, partneri i koalicionit në Qeveri, VLEN, shprehu dyshime se paralajmërimet për destabilizim mund të realizohen. Besojnë se këto paralajmërime të BDI-së janë vetëm përpjekje për të krijuar panik në opinion.

Megjithatë, nga BDI-ja nuk përjashtuan mundësinë e organizimit të protestave për të mbrojtur legjitimitetin e rezultateve të zgjedhjeve. Ata gjithashtu duan që parimi i koalicionit fituesi me fituesin të bëhet pjesë e rendit ligjor në vend. / Alsat.mk

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?