BDI i kundërpërgjigjet VLEN-it: Ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit putinistit Ivan Stoilkoviq

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:21

BDI i kundërpërgjigjet VLEN-it: Ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit putinistit Ivan Stoilkoviq

Arbër Ademi nga BDI tha për VLEN-in se, janë humbës të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale dhe shtoi se, ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit, si e quan ai, putinistit Ivan Stoillkoviq.

Ademi tha se Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet për organizimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ndërkohë që tha se, Stoilkoviçi dhe kjo Qeveri monoetnike i ka zvogëluar mjetet për shënimin e përvjetorit të MO.

“Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, pa legjitimitet nga votuesit, si vazal të OBRM-PDUKM-së, në rolin e vazalit dhe nënvlerësuesit të shqiptarëve, ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit putinistit Ivan Stoilkoviq, ashtu siç i dorëzuan shqiptarët te Vuçiqi dhe Putini.

Rrjedhimisht, kjo Qeveri monoetnike nuk ka legjitimitet të organizojë përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Gjithashtu edhe mjetet për shënimin e përvjetorit për Marrëveshjen e Ohrit, Stoilkoviçi dhe kjo Qeveri monoetnike i ka zvogëluar, siç i ka zvogëluar për shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, tha Arbër Ademi.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?