S’ka pushim pranveror – Disa mësimdhënës nuk e mirëpresin vendimin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:23

S’ka pushim pranveror – Disa mësimdhënës nuk e mirëpresin vendimin

Shfuqizimi i pushimit pranveror nga ministrja e re e Arsimit, Vesna Janevska nuk është mirëpritur pozitivisht nga të gjithë mësimdhënësit, shkruan Alsat.

Mësuesi Shefajet  Ramadani tha për Alsat se nxënësit dhe mësimdhënësit kanë nevojë për rifreskim për shkak se periudha e gjysmëvjetorit të dytë është shumë e gjatë deri në përmbyllje të vitit shkollor.

“Ishte një pushim shumë i nevojshëm për arsye se periudha janar-qershor është një periudhë mjaftë e gjatë dhe shkakton lodhje si për nxënësit ashtu edhe për arsimtarët. Është më mirë të vazhdoj ky pushim dhe të mbetet si tradicionale dhe Ministria e Arsimit ta inkorporon në kalendarin e vitit shkollor që ky pushim të vazhdoj edhe më tutje”, tha

Shefajet Ramadani, mësimdhënës.

Mësuesi Satki Ismaili vlerëson se pushim duhet të ketë por ai të jetë i shkurtër dhe të lidhet me ditët e fundjavës, të nis të mërkurën dhe të përfundoj të dielën. Ai tha se një ndërprerje më e gjatë në procesin mësimor humb përkushtimin dhe cilësinë e mësimit.

“Zgjati pak si tepër duke pasur parasysh kalendarin e vitit shkollor dëshmua se pushimi pranveror ndikoi te nxënësit jo edhe pozitivisht në aspektin se pas pushimit pranveror patëm një fazë e cila ishte fazë e vështirë e adaptimit të serishëm të nxënësve në procesin mësimor. Dëshmitë po flasin, ne të cilët jemi prezent në çështjet arsimore dhe jemi prezent n në mënyrë direkte në punën me fëmijët. Vazhdimi pak më i tepërt i vitit shkollor në kushtet në të cilat janë shkollat në vend ku nuk kanë hapësira të gjitha shkollat  për ajrosjen e duhur, temperaturat të cilat në qershor janë të larta, mungesa e kondicionerëve”, u shpreh Satki Ismaili, mësimdhënës.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska një ditë më parë bëri të ditur se shfuqizoi pushimin pranveror të cilin nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm e shfrytëzuan nga 29 prilli e deri më 6 maj. Siç tha Janevska ditët e lira nuk dhanë asnjë rezultat pozitiv por vetëm se komplikuan realizimin e procesit edukativo arsimor.

Sipas Janevskës, vendimi u mor në bazë të anketave finale të realizuara të mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit. Gjithashtu, Janevska tha se viti shkollor do të përmbyllet më 10 qershor, përveç maturantëve./ Alsat.mk

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?