Rikthehen temperaturat e larta

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:28

Rikthehen temperaturat e larta

Ditët e ardhshme do të jenë tejet të nxehta, sidomos në fillim të javës, shkruan Alsat.

Sipas autoriteteve në më shumë vende pritet të aktivizohet faza portokalli për shkak të rrezikut nga temperaturat e larta. Siniptikanët paralajmërojnë se pritet që të martën temperatura të arrijë në mbi 40 gradë celsius. Sipas Entit Hidrometeorologjik gjatë fundjavës do të ketë erë të lehtë.

Nesër moti do të jetë i nxehtë me vranësira të pakta dhe me temperaturë maksimale deri në 38 gradë celsius.

“Gjatë ditës së nesërme moti në vend do të jetë kryesisht me diell, vetëm në pjesët lindore do të ketë vranësira të vogla, ndërsa do të ketë erë nga drejtimi verior. Temperaturat do të jenë në kufirin e sotëm, do të lëvizin nga 30 deri në 38 gradë celsius. Në ditët në vijim, duke filluar nga e diela do të ketë rritje të temperaturave. Moti do të jetë i qëndrueshëm, kryesisht me diell, sidomos në fillim të javës së ardhshme. Nga e hëna dhe e marta do të ketë mot shumë të nxehtë me temperatura që të sidomos të martën do të arrijnë nga 34 deri në 41 gradë celsius. Do të aktivizohet faza portokalli për rrezik nga temperaturat e larta”, tha Lençe Rizova, enti hidrometeorologjik.

Ndërkohë me rritjen e temperaturave, rreziku për përhapjen e zjarreve është në nivelin më të lartë të mundshëm. Vetëm në muajin korrik janë regjistruar 765 zjarre në të hapur, të përmasave më të gjera. Ndërkohë nga 46 zjarre në të hapur në 24 orët e fundit janë shuar 37. Megjithatë dy vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 7 të tjerë janë vënë në kontroll.

Sipas Qendrës për Menaxhim me Krizat aktiv është zjarri në komunën e Makedonski Brodit dhe në Studeniçan. Situata më e rëndë është në fshatrat Tazhevë, Breznicë dhe Jasen të Makedonski Brodit, ndërsa në Studeniçan zjarri është në fshatin Batincë në vendin e quajtur Dreshnicë. / Alsat.mk

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?