VLEN: BDI dëshiron t’i hedh hi syve qytetarëve për veting

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:34

VLEN: BDI dëshiron t’i hedh hi syve qytetarëve për veting

Koalicioni VLEN thekson që BDI-ja opozitare dëshiron t’i hedh hi syve të opinionit me propozime për veting ndërkombëtar për të gjithë politikanët gjatë 30 viteve të fundit, shkruan Alsat.

Siç theksoi zëdhënësi i VLEN-it, Fari Hiseni, nëse BDI me të vërtetë dëshiron që të pastrohen të gjitha rastet e korrupsionit politik, le të deklarohet nëse deputetët e saj do të nënshkruajnë nismën e tyre për ndryshime në Kushtetutë.

Me këto ndryshime, sipas VLEN-it do të krijohej një bazë kushtetuese për rishikimin e të gjitha procedurave gjyqësore ndaj ish zyrtarëve të zgjedhur dhe emëruar ose atyre aktual, të cilat janë ndërprerë për shkak të vjetërsisë së përgjegjësisë eventuale penale.

“Ligjet mund të kenë fuqi retroaktive edhe në rastet që lidhen me vjetërsimin e përgjegjësisë penale për abuzimet e kryera nga funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar gjatë ushtrimit të detyrave publike, ku janë shkaktuar dëme në fondet publike dhe mjetet buxhetore në nivel qendror dhe lokal, dhe ku me ato abuzime është përfituar pasuri e paligjshme”, tha Fari Hiseni, zëdhënës i VLEN.

Nga ana tjetër, BDI ashtu sikur disa ditë me radhë edhe sot e ka përsëritur kërkesën për veting, duke nënvizuar se të gjitha ndërhyrjet dhe presionet partiake, kanë ndikuar që qytetarët të kenë besim në institucionet gjyqësore vetëm 2%.

“Për të gjitha dështimet dhe mosbesimin, është koha që të vendoset një veting të monitoruar ndërkombëtarisht për të gjithë politikanët, gjyqtarët, prokurorët, oligarkët, por edhe për privatizimin dhe tranzicionin në të 32 vitet e pavarësisë. U bëjmë thirrje partive politike të kapërcejnë veten, të ndalojnë gjuetinë e shtrigave dhe mashtrimin e publikut për defokus politik dhe së bashku të miratojmë ligjin për një verifikim të monitoruar ndërkombëtarisht të të gjitha akuzave që nga pavarësia e deri më sot”, thonë nga BDI.

Kërkesës së BDI-së për veting, në vazhdimësi i është përgjigjur edhe VMRO-DPMNE-ja, e cila vlerëson se me këtë, partia me të cilën udhëheqë Ali Ahmeti po bën manovra me qëllim që ta fshehin krimin dhe pasurinë e fituar gjatë kohës derisa kanë qenë në pushtet.

Ndryshe, çështja e vetingut është premtim i parealizuar i BDI-së, e cila madje e kishte dhe në programin qeveritar 2020-2024. E njëjta, riaktualizohet në kohën kur qeveria e re ka paralajmëruar se do të dorëzojë padi për shkeljet ligjore që kanë gjetur nëpër institucione nga pushteti i BDI-së dhe LSDM-së./ Alsat.mk

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?