Përgjegjësi për inspektimin e gabimeve gjuhësore, me 7 gabime në tre fjali

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:37

Përgjegjësi për inspektimin e gabimeve gjuhësore, me 7 gabime në tre fjali

Në Maqedoninë e Veriut, ka inspektorat dhe drejtori për zbatimin e gjuhës shqipe. Por një gjë e tillë, duket se është vetëm në letër e jo në praktikë.

Nëpër shumë institucione publike dhe jovetëm, gjuha shqipe nuk shkruhet drejtë. Ka raste edhe kur fjalia e humb kuptimin derisa gabime trashanike bëhen edhe nëpër kufijtë e shtetit.

Një e tillë është në kufirin e Bllacës, ku tabela që u thotë qytetarëve “Mirupafshim” është e shkruar “Lamtumirë”, shkruan Alsat.

Së fundmi janë emëruar drejtorët e rinj nga Qeveria e re, për respektimin dhe zbatimin e gjuhës shqipe.

Arsim Idrizi tashmë ka marrë detyrën e drejtorit të Inspektoratit të Zbatimit të Gjuhëve dhe Granit Osmani drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe.

Të dy drejtorët dje realizuan një takim ku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, drejtori i Inspektoratit të Zbatimit të Gjuhëve, ka shkruar se janë dakorduar për bashkëpunim, duke i shtyrë proceset përpara në të mirë të qytetarëve.

Por, në shkrimin e tij prej tre fjalish janë shtatë gabime gjuhësore.

“Sot bashk me ekipin e Inspektoratit të Zbatimit të Gjuhëve realizuam takim me drejtorin e Agjensionit të Gjuhës Shqipe z. Granit Osmani.

Të dytë ishim dakord që bashkarisht ti shtyejm proceset në të mirë të qytetarëve në Republikën e Maqedonis së Veriut.

Bashkëpunimi do të vazhdoi edhe në të ardhmen.

Drejtor Arsim Idrizi

08.08.2024”.

Në vend të bashkë, drejtori e ka shkruar bashk, në vend të Agjencisë ai e ka shkruar Agjensionit, në vend të bashkërisht ai e ka shkruar bashkarisht, në vend të t’i ai e ka shkruar ti, në vend të shtyjmë ai e ka shkruar shtyejm, në vend të Maqedonisë ai e ka shkruar Maqedonis dhe në fund, në vend të vazhdojë ai e ka shkruar vazhdoi./ Alsat.mk

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?