ASH: Veprimet e fundit dhe deklarata e dëmtojnë procesin arsimor

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:39

ASH: Veprimet e fundit dhe deklarata e dëmtojnë procesin arsimor

Regresi dhe degradimi tani fillon edhe në sferën e arsimit. Deklarata e ministres për arsim, se nuk do të ketë libra dhe materiale për gjuhët dhe se fëmijët do të duhet të mësojnë nga serialet, janë skandaloze dhe tregojnë qartë për qasjen e kësaj qeverie ndaj sferës më të rëndësishme.

Ndërkohë, partitë shqiptare që pa legjitimitet hyjnë në Qeveri, sot heshtin dhe harruan të gjitha fjalët që kishin thënë paraprakisht për arsimin në përgjithësi dhe tekstet shkollore në veçanti. Kujtojmë që në programin e VLEN qëndron edhe premtimi për harmonizimin e korikulave me Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo vetëm konfirmon se temat e ndjeshme janë keqpërdorur për propagandë parazgjedhore dhe se sheqtësimi i tyre ka qenë vetëm pushteti dhe jo arsimi cilësor i brezave të rinjë.

Veprimet dhe deklaratat e fundit përveç se dëmtojnë procesim arsimor, paraqesin edhe tallje me nxënësit në përgjithësi dhe ata nga bashkësitë jo shumicë në veçanti.

Çfarë goditje tjetër duhet të presim nga Qeveria monoetnike dhe jolegjitime që t’i bindë servilët të heqin dorë nga ky mision i dëmshëm, degradues dhe degjenerues?

– Aleanca për Shqiptarët –

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?