Shkupi, kryeqyteti i plehrave, qytetarët thirrje institucioneve që të merren masa

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:40

Shkupi, kryeqyteti i plehrave, qytetarët thirrje institucioneve që të merren masa

Kjo është gjendja e mbeturinave nëpër rrugët e Duqanxhikut. Çdo ditë e më shumë po bëhet e vështirë kjo çështje për qytetarët ku thonë se po detyrohen të ballafaqohen me erën e keqe përderisa kalojnë nëpër këto rrugë. Kolltuk, pajisje të makinave dhe shumë mbeturina të tjera jo vetëm këtu, në Çairçankë, Butel dhe një pjesë të madhe të qytetit të Shkupit kanë mbetur pa zgjidhje.

Mbeturinat mbetën problem i kamotshëm në qytetin e Shkupit ku qytetarët po vazhdojnë të mbetën të shqetësuar për këtë gjendje. Qytetarët e intervistuar nga televisioni Shenja theksuan se përgjegjësitë e kësaj çështje duhet të jenë e të dy palëve, insititucioneve dhe vet qytetarëve. Një qytetar për mbeturinat në rrugën e Çairçankës tha se ka 2 muaj që nuk I kanë marrë mbeturinat.

QYTETAR

Çdo cep ka mbeturina, nuk pastrohet si duhet edhe nuk di çka të them. Era, atje në cep të ndërtesës ka mbeturina, qe 2 muaj ditë nuk i kanë marrë aty jashtë. Tash ndoshta edhe qytetarët pak i kanë fajet mirëpo edhe komuna duhet pak të reagoj ndryshe. Katastrofë, tash edhe nxehtë, temperaturat e larta, era po vjen edhe në shtëpi.”

QYTETAR

Po vjen erë e keqe, duhet pak më tepër me punu ato që e kanë për detyrë për me punu. Po vjen erë e keqe por nuk kemi çfar të bëjmë.”

Ndërkaq disa qytetarë të tjerë për rrugën nga ana e veriut të qytetit theksuan se vetëm kujdesi nga vetë qytetarët nuk është i mjaftueshëm për ruajtjen e natyrës.

QYTETARI

Unë mendoj kanë edhe institucionet faj por shumicën e rasteve kanë popullata se prej institucioneve munden veç me ardh me i marr këto por për t’i gjuajtur jemi ne. Ka ndodhur që ka zgjatur që nuk i kanë marrë mbeturinat mirëpo disa mbeturina as që i marrin ato dhe nuk kanë faj. Për shembull këto mbeturina që i hedhin, ja shikoje kjo ëshë e kerrit, ajo këto nuk ka çka kërkon, kjo është për bërlloge të shtëpisë, ato çka na i përdorim në shtëpi dhe duhet t’i hedhim këtu.”

QYTETAR

Po mbeturinat i sjellin ktu prej gjithandej, i sjellin me vetura edhe i lënë. Për çdo ditë pastrohet, për çdo ditë i sjellin njerëzit të pakujdesshëm me vetura prej Shutkës prej gjithandej. Përgjegjësia është e njerëzve nuk është e institucioneve që nuk punon por është prej njerëzve. Do të thotë e largon prej shtëpis së vet, shikoni kjo është nga serviset, kjo është. Këtu është përgjegjësia e njerëzve, nuk kanë përgjegjësi, nuk kanë kujdes për ambientin ta ruajmë dhe kjo është.”

Edhe qytetarët të cilët nuk u dëshiruan të shfaqen para kamerës kishin të njejtat ankesa duke e përshkruar si gjendje katastrofale çështjen e mbeturinave. Mirëpo shpresojnë që sa më shpejtë të zgjidhet ky problem.

Përndryshe për këtë çështje, “ Higjiena Komunale” –Shkup ka bërë të ditur se do realizojë aksion deponim falas për mbeturinat e ngurta që nga data 5 gusht deri më 11 gusht në gjithsej 37 lokacione, me qëllim për të shmangur imazhin e shëmtuar nëpër lagje.

/SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:40