Arrestohet një piroman nga Prilepi, ka shkaktuar 5 zjarre të qëllimshme

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:41

Arrestohet një piroman nga Prilepi, ka shkaktuar 5 zjarre të qëllimshme

57 vjeçari nga Prilepi është piromani i pestë që arrestohet nga policia për zjarrvënie në pyje. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme i dyshuari jo një por disa herë ka shkaktuar zjarre nëpër territorin e komunës së Makedonski Brodit. Personi është gjetur në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit janë gjetur objekte me të cilat ka shkaktuar zjarret. Pasi është zhvilluar biseda zyrtare, ai i ka pranuar veprat.

MPB

“I raportuari D.T. 57 vjeçar nga Prilepi, disa herë, më datë 15.07.2024,  30.07.2024, 02.08.2024, 05.08.2024 dhe 07.08.2024 në atarin e fshatit Sllatinë dhe fshatin Greshnicë, Komuna e Makedonski Brodit ka shkaktuar zjarr në një hapësirë ​​të hapur, i cili u zgjerua dhe zjarret u ndezën në një sipërfaqe më të madhe, ku u dogj bar dhe bimëësi me kërcell të ulët”.

Ditët e fundit, policia ka njoftuar për gjetjen dhe arrestimin e disa personave të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në pyje. Një ditë më parë, u kap nga policia një banor i komunës së Çashkës, kurse javën e kaluar, nga liria u privuan persona që kanë shkaktuar zjarre në Prilep, Radovish dhe Sveti Nikolë.

Arrestimet po ndodhin në periudhën kur vendi po përballet me valë zjarresh anembanë vendit.

Ndërkohë, është ende aktive ndalesa për lëvizje në pyje, e cila do të vazhdoj në afat të pacaktuar derisa po vazhdojnë të digjen pyje.

/SHENJA/

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?