62 gra në Shqipëri raportuan se po përndiqen online, i dyshuari – një 34-vjeçar shqiptar i burgosur në Francë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:59

62 gra në Shqipëri raportuan se po përndiqen online, i dyshuari – një 34-vjeçar shqiptar i burgosur në Francë

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë thotë se ka zbardhur dhe dokumentuar 62 raste të përndjekjeve online, të kryera të gjitha nga 34-vjeçari me iniciale F.D., i cili aktualisht ndodhet në burg në Francë.

“Gjatë hetimeve të kryera, janë siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se shtetasi F. D., 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë për veprat penale ‘Vjedhje me pasoja të rënda’ dhe ‘Komplot kriminal’, parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale ‘Falsifikimi kompjuterik’, ‘Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike’, ‘Perndjekja’, dhe ‘Ndërhyrje të padrejta në jetën private’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Tutje, u raportua se pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që vinin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi F. D., “dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ky shtetas përdorte për veprimtarinë kriminale”.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese. Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke i kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij”, thuhet në njoftim.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?