Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga konsumimi i bukës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 20:08

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga konsumimi i bukës

Kohët e fundit, shumë njerëz po ndjekin regjime ushqimore që synojnë eliminimin e karbohidrateve për një kohë të caktuar. Me karbohidrate e kemi fjalën me bukën, makaronat, pijet e gazuara, sheqerin e të tjerë, të cilat për shumë ekspertë janë fajtorë për shëndoshjen dhe mbipeshën. Përpara se të ndërmerrni një hap të tillë, lexoni në AgroËeb.org se çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani bukë.

Më pak ujë në trup

Në momentin që vendosni të hiqni dorë nga buka dhe kufizoni karbohidratet do të vëreni se pesha juaj do të pësojë një ndryshim të shpejtë. Mos u habisni. Në këtë pikë, trupi nuk shkrin depozitat dhjamore por çliron ujin e tepërt në trup. Konsumi i karbohidrateve shoqërohet me një akumulim të tepërt të ujit në organizëm që shkakton edhe një fryrje të madhe.

Mungesë energjie

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë për trurin. Kur njeriu heq dorë nga karbohidratet organizmi plogështohet sepse në vend të glukozës djeg ketone për energji. Ky fenomen njihet si ‘gripi i karbohidrateve’ sepse simptomat janë të ngjashme. Njeriu përballet me tharje të gojës, lodhje, dobësi, marramendje, probleme me gjumin dhe mjegullim të trupit.

Më pak neps

Karbohidratet rritin nepsin dhe aktivizojnë shumë pika varësie në tru. Mungesa e tyre do ta përshtasë trurin me nevoja të reja. Në vend të ushqimeve jo të shëndetshme do të hani më shumë ushqime me fibër dhe më pak sheqer.

Ul rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës dhe diabetit

Karbohidratet e përpunuara, ku bën pjesë edhe buka, rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Drithërat e shëndetshme nga ana tjetër janë ato që nuk përpunohen dhe lihen në gjendjen e tyre të plotë. Këto drithëra ulin kolesterolin dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ishemisë, mbipeshës dhe diabetit të tipit 2.

Më pak energji

Siç e thamë edhe më lart, karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë në organizëm.

Në mungesë të tyre, trupi është i plogësht dhe më pak energjik. Kjo mund të zgjidhet duke konsumuar drithëra të plota të cilat janë një burim i shkëlqyer i hekurit, magnezit dhe vitaminave B. Problemet me tretjen Konstipacioni është një efekt anësor i heqjes dorë nga buka dhe karbohidratet në përgjithësi.

Sistemit tretës i duhet pak kohë të përshtatet me këtë regjim të ri, ndaj ekspertët rekomandojnë konsumin e shumë perimeve dhe frutave dhe pirjes së ujit.

Luhatje me humorin

Karbohidratet rrisin nivelet e serotoninës të çliruar në tru, ndaj në mungesë të tyre, njeriu është më i acaruar dhe përballet me luhatje të humorit. Prandaj, ekspertët sugjerojnë marrjen e suplementëve të magnezit e mineraleve të tjera të rëndësishme për trurin.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 20:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?