Organizata për dialog dhe afirmim të gjimnazistëve dhe studentëve (ODAS) ka reaguar ndaj transportit publik jofunksional dhe jo të sigurt që mund të lërë nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët pa zgjidhje për të shkuar në shkollë dhe universitet.
“Ndalesa dhe ndërprerja aktuale në sistemin e transportit publik në Qytetin e Shkupit ka sjellë mundësinë që nxënësit dhe studentët të mbeten pa rrugë të besueshme dhe të përballueshme për të shkuar në shkollë apo universitet. Mungesa e transportit publik të besueshëm është bërë pengesë për arsim të përballueshëm për shumë studentë.
Kërkojmë nga Qyteti i Shkupit që të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi deri në shtator, gjegjësisht në fillim të vitit akademik.
Apelojmë që ky problem të zgjidhet sa më shpejt që nxënësit dhe studentët të fillojnë vitin akademik në mënyrë dinjitoze”, thuhet në njoftimin e ODAS.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
23 Gusht, 2024 12:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.